Këto tri qytete do të mbesin nesër pa rrymë

Kosova

Këto tri qytete do të mbesin nesër pa rrymë

Më: 24 qershor 2016 Në ora: 16:53
Ilustrim

Ndërprerjet e planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit nëpër distrikte do të ndodhin nesër në tri qytete, njofton KEDS.
Pejë

1.

Më 25.06.2016 në NS 110/10 kV Burimi (Istog) do të shkyçet:

Dalja 10kV Pompat(54000004) prej orës 09:00 deri në orën 10:00.

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Pompat e ujit dhe Seperacionet: Graniti dhe Loshi.

Shkyçja bëhet për shkak të realizimit të punimeve të planifikuara për ndërrimin e konzollës së thyer nga betoni me konzollë metalike si dhe tre izolatorëve VHD 20KV.

Prizren

1.

Me datën 25.06.2016, ne NS 110/35/10 kV Theranda do të shkyçet:

· Dalja 10 kV Shvepsi (32000013) prej orës 17:00 deri në orën 19:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin këto biznese: Benafi Shiroke, Solidi sh.p.K., Graniti, Stomatologjia, Intertrans-Therande, Seti-comerc, RGB-Grup metal, NNT "I.Seferi"shpk, NTP Loni -Ahmet Balaj dhe NTP Shala Gas-Shiroke.

Arsyeja e shkyçjes: Realizimi i punimeve nga kompania “ERLIS” sipas zgjidhjes teknike.

Mitrovicë

1.

Më 27,28,29.06.2016, në NS 110/10 kV Vushtria 2 do të shkyçet:

· Dalja 10 kV Maxhunaj(73000011) prej orës 08:00-11:00 dhe nga ora 14:00-17:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Dumnica, Samadrexha, Cicilia, Sllakovci, Ropica, Vilanci dhe një pjesë e Maxhunajt.

Arsyeja e shkyçjes: traseja e re e LP 10 kV është në trase të njëjtë të LP 10 kV ekzistues, për realizimin e punimeve elektromontuese nevojitet shkyçja e kohëpaskohshme e LP ekzistues 10kV.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat