Berisha: Tifozët kuqezinj kthehen sot si kampionë

Shqipëria

Berisha: Tifozët kuqezinj kthehen sot si kampionë

Më: 23 qershor 2016 Në ora: 14:17
Sali Berisha

Ish-kryeministri Berisha e ka nisur fjalën e tij në seancën e sotme parlamentare me një vlerësim për Kombëtaren e futbollit.

Berisha tha se Kombëtarja shqiptare u paraqit në mënyrë dinjitoze në Europian dhe fitoi reputacionin që nuk e ka pasur më parë.

“Kombëtarja realizoi 3 ndeshje dinjitoze. Zgjoi simpati të madhe në publikun sportdashës evropian dhe botëror, por dhe në elitën drejtuese të sportit në Europë dhe në botë. Një përshëndetje të përzemërt dua t’iu jap fansave kuqezi, të cilët sot kthehen kampionë të Europës dhe botës, me energjinë e jashtëzakonshme pozitive, me bukurinë e spektaklit që dhuruan, dhe bukurinë e racës që përfaqësuan. Ekipi është ekipi i kombit. Uroj që mafia transnacionale e futbollit të mos pengojë në të ardhmen, por të vendosë në interesin e shqiptarëve që ekipi kombëtar të jetë gjithnjë ekip i kombit”, deklaroi ai.

Berisha ironizoi kryeministrin Rama, duke u shprehur se po përpiqet të marrë merita nga paraqitja e mirë e Kombëtares në “Euro 2016”.

“I çoj një përshëndetje të përzemërt autorit të golit, Edvin Kristaq Rama. Harrojeni që nuk e ka bërë golin ai, goli është i tij. Por jo vetëm goli, prisni se i ranë mediat në qafë i thanë na kopjove shqiponjën, na kopjove modelin. Është autor edhe i De Biasit, ai e gjeti, ai e mësoi, ai e trajnoi”, tha Berisha.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat