Cavaliers për herë të parë kampionë të NBA

Basketboll

Cavaliers për herë të parë kampionë të NBA

Më: 20 qershor 2016 Në ora: 08:08
Festimi i titullit

Falë një trepikëshi të vonshëm të Kyrie Irving, Cleveland Cavaliers janë shpallur kampionë të NBA.

Edhe pse ishin në disavantazh prej 2-0 dhe pastaj 3-1 gjatë serisë së ndeshjeve finale përballë Golden State Warriors, Cavaliers regjistruan tri fitore radhazi duke përfshirë edhe triumfin prej 93-89 në ndeshjen e shtatë finale në Oracle Arena në Oakland, të dielën mbrëma.

Image

Ky është titulli i parë i NBA në histori të kësaj skuadre dhe titulli i parë i madh sportiv në qytetin e Clevelandit që nga triumfi i Browns në Kampionatin NFL në vitin e largët 1964.

Duke mposhtur Golden State, ata u bënë ekipi i parë që rikthehet nga disavantazhi prej 3-1 në finalet e NBA dhe që e fiton kampionatin.

Image

LeBron James shënoi 27 pikë, dhuroi 10 asistime dhe 11 kërcime, vodhi dy pasime dhe bllokoi tri gjuajtje. Ndërsa Irving shënoi 26 pikë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat