Kapet me 19 doza heroinë, arrestohet 31-vjeçari në Lushnje

Kronikë e zezë

Kapet me 19 doza heroinë, arrestohet 31-vjeçari në Lushnje

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 08:07
Heroinë

Policia e Fierit godet një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, pas një pune të mirëorganizuar nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit antidrogë të koduar “RED”, ku si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Olsi Gjoka, 31 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo” të  Lushnjes.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 19 doza lëndë narkotike e dyshuar heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat