Parashikimi i motit, e gjithë Shqipëria me shi

Shqipëria

Parashikimi i motit, e gjithë Shqipëria me shi

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 07:35
Shiu

Kthjellime dhe vranësira të lehta do të karakterizojë kushtet e motit në të gjithë territorin e vendit deri në mesditë kur priten shtim i vranësirave në zonat verilindore dhe juglindore duke gjeneruar shira të përkohshëm.

Parashikohet që edhe pasditja të sjellë vranësira në të gjithë territorin e vendit të cilat herë pas here do të gjenerojnë shira të karakterit lokal. Më të dukshme shirat paraqiten në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme duke ruajtur vlera konstante si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 24 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat