Atentati ndaj Florenc Çapes, Dëshmitari: Autori po pinte kafe para se të qëllonte

Kronikë e zezë

Atentati ndaj Florenc Çapes, Dëshmitari: Autori po pinte kafe para se të qëllonte

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 12:06
Policia e Elbasanit

Policia e Elbasanit ka shoqeruar mbi 20 persona per ngjarjen kriminale ne Elbasan. Njeri prej ka deshmuar se ka pare autorin e atentatit.

Një deshmitar ka pare atentatorin e Bledar Muçes.

Policia e Elbasanit ka siguruar portretin e njeriut te ulur në nje nga lokalet ku ndodhi ngjarja.

I veshur me rrobe kamuflazhi, me kapele, ai mori nje telefonatë vetem pak sekonda para.

Sapo mjeti tip Ford ku besohet se brenda te cilit ndodhej edhe Florenc Çapja hyri ne rrugen 28 Nentori, ai ngrihet nga kafja dhe qelloi me bresheri kallashnikovi.

Makina u godit ne pjesen e parme, por xhami ishte blind.

Në ikje te tij ekzekutuesi ka hapur zjarr dhe nga pas.

Muça mori nje plumb ne koke, kurse Florenc Capja mendohet se u largua menjehere sapo bashke me mjetin devijuan ne sheshin para ish psitalit kirurgjik.

E plagosur mbeti edhe nje police kalimtare, e cila ndodhet jashte rrezikut per jeten ne spital ne Tirane.

20 m larg vendit te ngjarjes, policia gjeti armen e atentatorit, i cili arriti te fshihet permes rrugicave.

Nje dite pas atentatit, policia nuk ka ndonje autor, por numri i personave te shoqeruar është mbi 20.

Ne te njejten kohe u sekuestrua edhe pamjet filmike të institucioneve dhe bizneseve aty pranë.

Ngjarja besohet se ka lidhje me serialin e atentateve ne Elbasan për motiv hakmarrjen.

Bledar Muça, në rrezik per jeten, ndodhet ne mbikqyrje te rrepte jo vetem nga forcat e policise.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat