Ky është shfletuesi më i përdorur në botë

Teknologji

Ky është shfletuesi më i përdorur në botë

Më: 17 maj 2016 Në ora: 21:39

Microsoft edhe pse ka ndërtuar një shfletues të ri, i cili është pëlqyer nga shumë njerëz, prapë është larg shfletuesve të top listës.

“StatCounter”, i cili merr të dhëna nga 3 milionë ueb faqesh, të cilët kanë 15 miliardë shikues të faqeve në muaj, ka thënë se që nga muaji prill, Firefox përmban 15.6 për qind të trafikut global në kompjuter, që është më shumë se Internet Explorer dhe Edge, që ka 15.5.

Që të tre janë prapa Google Chrome, i cili ka më shumë se një miliardë përdorues në të gjithë botën, rreth 60 për qind të trafikut në StatCounter.

Shfletuesi i Apple, Safari së bashku Operan, që thuhet se ata janë afër ta blejnë, mbajnë pjesën tjetër të mbetur të tabelës, që është 8.4 për qind.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat