WhatsApp lanson një veçori që rivalizon Snapchat (Foto)

Teknologji

WhatsApp lanson një veçori që rivalizon Snapchat (Foto)

Më: 17 maj 2016 Në ora: 10:34

WhatsApp do të bëhet aplikacioni më i fundit për mesazhe që do të përfshijë video thirrjet.
Përditësimi më i fundit për t’i testuar përdoruesit e aplikacionit përfshin opsionin e video-thirrjeve për herë të parë.

Kjo vjen menjëherë pasi Snapchat e shtoi këtë veçori në aplikacion në mars, transmeton Gazeta Express.

Veçoria ishte përfolur për një kohë të gjatë, prej kur disa pamje ishin lëshuar në vitin e kaluar.

Tani duket se veçoria është lëshuar në përditësimin më të fundit të WhatsApp, por është në dispozicion vetëm për testuesit beta.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat