Së shpejti edhe foto 360-gradëshe në Facebook (Foto)

Teknologji

Së shpejti edhe foto 360-gradëshe në Facebook (Foto)

Më: 12 maj 2016 Në ora: 20:42

Rrjeti social do të mbështesë së shpejti fotot 360-gradëshe në Furnizuesin e Lajmeve (News Feed), ka njoftuar Facebook.

Fotot e reja 360-gradëshe do të funksionojnë si videot 360-gradëshe të Facebook. Ju mund të ndryshoni pamjen e fotos duke rrëshqitur gishtin (ose kursorin, nëse jeni në shfletues) në ekran ose duke mbajtur telefonin në një kënd tjetër.

Ky tipar do të mbështesë fotot e bëra nga kamera 360-gradëshe, si Theta S i Rioch, gjithashtu dhe fotot panoramike të marra nga një telefon inteligjent. Dhe po ashtu si videot, fotot 360-gradë mund të shikohen gjithashtu nga pajisja Gear VR e Samsung.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat