Australia shfaq nëndetësen e frikshme 39 mld dollarë

Teknologji

Australia shfaq nëndetësen e frikshme 39 mld dollarë

Më: 4 maj 2016 Në ora: 23:51

Një aleat kyç i Shteteve të Bashkuara, Australia, po fuqizohet me një nëndetëse futuriste me vlerë 39 miliardë dollarë.

E tëra prej çeliku, një vepër arti dhe e stërmbushur me teknologjinë e gjeneratës së fundit të armëve… kjo flotë e re nëndetësesh do të ketë një pushtet përcaktues në çdo luftim.

Projekti i tyre po zhvillohet nga kompania franceze DCNS, e cila po krijon nëndetësen Shortfin Barracuda 1A për Royal Australian Navy.

Projekti do të jetë një bashkëpunim mes Australisë dhe Francës, por edhe Shtetet e Bashkuara presin të luajnë një rol thelbësor.

DCNS do të shfrytëzojë teknologjinë state-of-the-art e cila fillimisht ishte krijuar për vëllain e saj të madh të marinës franceze, nëndetësen sulmuese Barracuda.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat