Facebook krijon aplikacionin e ri që do të sfidojë Snapchat

Teknologji

Facebook krijon aplikacionin e ri që do të sfidojë Snapchat

Më: 4 maj 2016 Në ora: 08:13

Një aplikacion i ri është duke u krijuar nga Facebook, i cili pritet të rivalizojë aplikaconin Snapchat.

Aplikacioni i ri është duke u krijuar nga një ekip në Londër. “The Wall Street Journal”, raporton se aplikacioni do të jetë një aplikacion kamerë, me të cilin përdoruesit do të jenë në gjendje që të shpërndajnë fotografi dhe video.

Kjo lëvizje vjen pasi Facebook është duke parë se Snapchat po pëlqehet gjithnjë e më shumë nga të rinjtë.

Rrjeti social ka lëshuar gjithashtu edhe plot veçori, duke përfshirë videot live, në mënyrë që t’i mbajë përdoruesit të interesuar në rrjetin social.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat