Foto/ Kjo veturë e Audi ka 850 kuaj-fuqi

Teknologji

Foto/ Kjo veturë e Audi ka 850 kuaj-fuqi

Më: 1 maj 2016 Në ora: 09:33

“Wheelsandmore”, një kompani gjermane për përpunimin e veturave, ka rikrijuar një “Audi R8 V10”, duke i dhënë një fuqi marramendëse.

Kjo kompani i ka vendosur veturës një motor 5.2-litërsh V10, i cili prodhon në total deri në 800 kuaj-fuqi dhe 730 çifte rrotulluese.

Paketa e përmirësimit, e quajtur “Bisha”, përfshin gjithashtu edhe një numër përmirësimesh në pjesën tjetër mekanike të veturës.

Se si duket kjo veturë tani mund ta shihni në fotot më poshtë:

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat