Kozmodromi i ri Vostochny

Teknologji

Kozmodromi i ri Vostochny

Më: 28 prill 2016 Në ora: 18:27

Rusia lëshoi sot raketën e parë nga kozmodromi i ri Vostochny, pas një vonese një ditore për arsye teknike.

Presidenti Vladimir Putin ishte i pranishëm në këtë ngjarje. Ai i përgëzoi punonjësit e kozmodromit pas nisjes së raketës, por njëkohësisht edhe i qortoi ata për vonesën.

Raketa Soyuz dërgoi sot në orbitë tre mikrosatelitë. Për këtë vit nuk ka ndonjë tjetër plan për nisje raketash nga kozmodromi i ri rus, Vostochny./VOA

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat