Meizu Pro 5 në Ubuntu del në shitje!

Teknologji

Meizu Pro 5 në Ubuntu del në shitje!

Më: 27 prill 2016 Në ora: 17:49

Varianti i telefonit që bazohet në Ubuntu – Meizu PRO 5 tashmë është në shitje për 369.99 dollarë. Pajisja ishte paralajmëruar bashkërisht nga Meizu dhe Ubuntu në shkurt të këtij viti, dhe e njëjta është identike me modelin PRO 5, sa i përket karakteristikave harduerike.

Por kjo nuk është gjë e keqe, kur dihet se PRO 5 është definitivisht një pajisje me specifika të avancuara, edhepse tani e njëjta është pasuar nga modeli Pro 6.

Modeli i telefonit të ri që mbështetet në Ubuntu punon në Exynos 7420 octa-core, ndërsa sjell edhe ekranin në 5.7” 1080 x 1920 Full HD AMOLED.

Gjithashtu në të është përfshirë edhe 3GB RAM, 32GB memorie, kamerë të pasme me 21MP, 5MP në pjesën e përparme si dhe baterinë me 3050mAh.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat