Së shpejti mund t’i themi lamtumirë karikuesëve

Teknologji

Së shpejti mund t’i themi lamtumirë karikuesëve

Më: 27 prill 2016 Në ora: 00:55

Bateria e celularit smartfonë është bërë një pjesë e rëndësishme e jetës sonë. Në rast se ne nuk kemi shumë bateri atëherë fillojmë të alarmohemi.
Por ne mund t’i themi lamtumirë karikuesëve të celularëve dhe mund ti gëzohemi më shumë zgjatjes së baterisë.
Hulumtuesit në Universitetin e Kalifornisë në Irvine “aksidentalisht” gjetën një mënyrë për të bërë që bateria juaj e telefonit të zgjasë përgjithmonë.
Sipas Metro, hulumtuesit përdorën një xhel, kur ata kuptuan se në kontakt me baterinë, do të bënte që ajo të zgjaste më shumë.
Sigurisht bateritë e telefonit priten që shumë shpejt të dalin nga qarkullimi, pasi po bëhen mijëra tentativa për ti zëvendësuar ato.
Të krijosh sot një bateri, e cila do të zgjaste përgjithmonë, përbën një sfidë të re, në fushën e teknologjisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat