Sa dëmtoheni nga valët Wi – Fi

Teknologji

Sa dëmtoheni nga valët Wi – Fi

Më: 26 prill 2016 Në ora: 13:40

Zhvillimi i teknologjisë ka bërë që pajisjet e ndryshme teknologjike të bëhen pjesë e përditshmërisë sonë. Kudo që shkoni sot, keni internet. Pra, prezenca e valëve Wi-Fi në jetën tonë të përditshme është më se e dukshme. Megjithatë, ekziston rreziku i kësaj teknologjie radiofonike, për të cilën ne nuk jemi të vetëdijshëm sa duhet.

Disa studime kanë treguar se valët wireless – it janë të dëmshme për shëndetin tonë. Valët e tilla radiofonike shkaktojnë simptoma të ndryshme të dëmshme, duke përfshirë kokëdhembjen, pagjumësinë, koncentrimin e dobët, lodhje, marramendje dhe rrahje aritmike të zemrës. Prandaj është e rëndësishme që të ndërmarrim masa, duke filluar nga mbajtja larg e telefonit dhe pajisjeve të tjera elektronike.

Në ndërkohë, është mirë që të bëheni më e vetëdijshme për rreziqet që vijnë me teknologjinë rreth nesh. Përfshihuni në debate dhe flisni për rreziqet e këtyre fushave masive të energjisë. Fikeni ruterin kur nuk përdorni internet, do të falënderoni veten më vonë për këtë gjë të vogël.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat