Avioni i parë solar ngrihet në fluturim

Teknologji

Avioni i parë solar ngrihet në fluturim

Më: 23 prill 2016 Në ora: 23:24

Një avion solar, i pari i këtij lloji në botë, ka kryer fluturimin e parë.

Ky avion, që fuqizohet nga rrezet diellore, do të duhet të flutorojë për plot 66 orë për të realizuar udhëtimin drejt Mountain View, California, ku pritet të ulet mbrëmjen e së shtunës.

Avioni mban emrin “Solar Impulse 2” është ngritur nga ishulli i Oahu, në Hawai, ku qëndronte për tu karikuar që prej muajit korrik të vitit të shkuar, pasi bateria iu shkarkua e gjithë gjatë një udhëtimi rekord për pothuajse mbi 118 orë, një fluturim trans-paqësor nga Japonia drejt Hawait.

Bateritë e Solar Impluse 2 u karikuan pasi qëndruan për orë të tëra në diell, mjaftueshëm për të kryer një tjetër udhëtim të gjatë.

Ekipi drejtues i avionit në muajin korrik tha zyrtarisht se dëmtimet nuk janë teknike apo dështim i teknologjisë së përdorur por ata thanë se e kanë përllogaritur gabim kohën me të cilën mund të udhëtonin me këtë avion për shkak të temperaturave të ulët a. Por tani që temperaturat po rriten, bateritë e avionit do të rezitojnë më shumë.

Avioni arriti të fluturojë herën e parë për plot 5 ditë e 5 netë, apo 118 orë e 52 minuta.

Ky është ende një avion eksperimental edhe pse fluturimi me të mund të jetë i frikshëm sepse është i pari avion në botë që mund të udhëtojë ditë e natë pa karburant në bord.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat