Vdekja e Prince, tetë milionë mesazhe në Twitter në pak orë

Teknologji

Vdekja e Prince, tetë milionë mesazhe në Twitter në pak orë

Më: 22 prill 2016 Në ora: 14:39

Njoftimi i vdekjes së këngëtarit Prince u pasua me rreth tetë milionë mesazhe në Tweeter në mbarë botën që prej mbrëmjes së djeshme, një shifër “e jashtëzakonshme”, bëri të ditur Visibrain, platforma e inteligjencës Tweeter, megjithëse kjo shifër nuk shënon rekord për rrjetin social.

Visibrain numëroi sot rreth orës 08:00 GMT më shumë se 8,07 milionë mesazhe në Tweeter për ndarjen nga jeta të këngëtarit Prince me fjalën e përdorur #Prince RIP.

Faqja amerikane TMZ njoftoi vdekjen e artistit amerikan dje në mbërmje rreth orës 16:00 GMT. Një orë më pas, më shumë se 2 000 mesazhe u postuan çdo minutë për këtë artist.

Në formë krahasimi, njoftimi i vdekjes së David Bowie në muajin janar regjistroi më shumë se 3 milionë mesazhe në Tweeter për vetëm katër orë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat