Microsoft zyrtarisht nuk mbështet më versionet 7,8,9 dhe 10 të Internet Explorer

Teknologji

Microsoft zyrtarisht nuk mbështet më versionet 7,8,9 dhe 10 të Internet Explorer

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 16:54

Të martën e parë të çdo muaji Microsoft publikon përditësime të reja në sistemet e saj operative. Këtë javë gjigandi i sistemit operativ mbajti një premtim të dhënë që në 2014-tën se shfletuesit e versioneve 7, 8, 9 dhe 10 të Internet Explorer nuk do të mbështeten më me disa përjashtime.

Të gjithë përdoruesit Windows të cilët akoma kanë në përdorim Internet Explorer 7, 8 dhe 9 në çdo edicion të sistemit operativ përveç Windows Vista do të ngelen pa përditësime tani e tutje. Por nuk mbaron këtu e gjitha sepse Internet Explorer 10 gjithashtu nuk mori përditësime të sigurisë këtë të marte përveçse në Windows Server 2012.

Për një pjesë të madhe të përdoruesve Windows, opsionet e vetme ngelen Internet Explorer 11 ose Microsoft Edge.

Nga 13 dobësi sigurie të arnuara, 9 prej tyre preknin çdo version të Internet Explorer. Kjo do të thotë se Internet Explorer 7, 8, 9 dhe 10 aktualisht janë vulnerabël nëse përdoren në një prej sistemeve operative të pa përmendura më lart.

Microsoft e kishte njoftuar këtë ndryshim që në Gusht të 2014-tës ku u tha përdoruesve se afati i fundit ishte ata 12 Janar 2016. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat