Rritet shitja e automjeteve elektrike në BE

Teknologji

Rritet shitja e automjeteve elektrike në BE

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 00:15

Dyfishohet shitja e automjeteve elektrike në Bashkimin Europian (BE) për vitin 2015, në krahasim me një vit më parë.

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka përpiluar nga të dhënat e Shoqatës së Prodhuesve të Automjeteve në Evropë (ACEA) mësohet se në vitin 2014 në BE janë shitur 69 mijë e 996 automjete elektrike, ku kjo shifër në vitin 2015 me një rritje 108 përqind ka arritur në 146 mijë e 161 automjete.

Ndër të tjera mësohet se automjetet elektrike në vendet e BE-së janë shitur më shumë në Holandë, ku vihet në dukje se në vitin 2015 në këtë vend kanë qarkulluar në trafik 43 mijë e 441 automjete elektirke.

Pason Britania e Madhe me 28 mijë e 715 automjete të shitura dhe më pas Gjermania me 23 mijë e 481 automjete e cila në Evropë është udhëheqëse në sektorin e automobilave si dhe Franca me 22 mijë e 867 automjete të shitura.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat