Kjo është vetura e parë elektrike e Porsches

Teknologji

Kjo është vetura e parë elektrike e Porsches

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 00:15

Kanë nisur të qarkullojnë detajet për modelin e parë tërësisht elektrik të Porsches.

Kompania gjermane vitin e kaluar njoftoi për konceptin Mission E për të cilin tha se do të prodhohet para 2020.

Tani mësohet se ky model do të vijë nën emrin J1 dhe do të prodhohet nën një platformë të veçantë të Porsches.

Kjo nënkupton që Porsche do të debutojë me modelin elektrik në version që nuk ngjan me asnjë model tjetër.

Ky model pritet të vijë me bateri litium-jon që i mundëson energji të mjaftueshme për të kaluar distancën prej 531 kilometrave.

Koncepti kishte ardhur me dy motorë elektrikë që së bashku prodhonin më shumë se 600 kuajfuqi, që mjaftonin që përshpejtimi prej 0 në 100 kilometra të kapej për 3.5 sekonda.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat