Twitter i zemëron përdoruesit e saj me produktin e ri

Teknologji

Twitter i zemëron përdoruesit e saj me produktin e ri

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 23:20

Twitter njoftoi të martën se e ka në plan të ofrojë një mënyrë të re të reklamimit premium, i cili do t’ua mundësojë reklamuese të postojnë video reklamat e tyre në pjesën e sipërme të faqes ku shfaqen cicërimat e fundit.
Produkti i ri, i quajtur First View, u premton reklamuesve ofrimin e hapësirës ekskluzive dhe më të vlefshme për reklama në Twitter për një periudhë 24-orëshe, thuhet sipas njoftimit të rrjetit social.

"Kur përdoruesit së pari vizitojnë aplikacionin e Twitter ose hyjnë në twitter.com, hapësira kryesore në pjesën e sipërme ku shfaqen postimet do të jetë një video e promovuar nga një markë."

Me pak fjalë, Twitter është duke e dhënë kurorën e saj më të vlefshme për reklamuesit.

Rezultati i pashmangshëm: duke i dhënë reklamuesve hapësirën e saj më të mirë dhe më të madhe për paratë që ata i paguajnë, Twitter është duke i “keqtrajtuar” përdoruesit e saj, të cilët me sa duket edhe ashtu janë të lënduar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat