Video: “McLaren”-i i hapur dhe me çelësa… ja ç’u ndodh hajdutëve

Teknologji

Video: “McLaren”-i i hapur dhe me çelësa… ja ç’u ndodh hajdutëve

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 22:50

Nëse diçka duket shumë e bukur për të qenë e vërtetë, shpeshherë ndodh që nuk është. Këtë “hajdutët” e kanë mësuar në mënyrën e ashpër pasi kanë marrë një shok, si fizik ashtu dhe emocional kur zbuluan se makina 300 mijë dollarëshe “McLaren 650S” e lënë hapur dhe me çelësa ishte thjesht pjesë e një rrengu.

22-vjeçari Joey Salads, së bashku me miqtë e tij vendosi një elektroshok poshtë sediljes së shoferit.

I fshehur në një vend ku mund të shihje automjetin jeshil, ai aktivizonte elektroshokun të cilin e kontrollonte me anë të një telekomande sa herë që dikush futej në makinë.

Para se të largohen të tmerruar, të gjithë i afrohen duke u mahnitur se si makina është lënë hapur. Disa madje bëjnë foto dhe selfie.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat