Kosova me uebfaqe për 440 milionë folës të gjuhës spanjolle

Teknologji

Kosova me uebfaqe për 440 milionë folës të gjuhës spanjolle

Më: 2 shkurt 2016 Në ora: 10:14

Për herë të parë në histori, folësit e spanjollishtës më në fund mund të lexojnë për Kosovën në gjuhën e tyre.

Që nga sot, platforma spanjolle Kosovo Información sqaron shumë tema për republikën e re: www.kosovoinformacion.com. Janë afro 440 milionë folës të gjuhës spanjolle në botë. Rreth 320 milionë prej tyre, jetojnë në shtete që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ky numër ashtë gati i njëjtë me banorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Google “Duhet ti influencojmë ata me informacione korrekte dhe pozitive për vendin tonë. Kur ata kërkojnë në google për Kosovën, duhet të sigurohemi që ata nuk përfundojnë me informacione të një anshme”, thotë Stefan Van Dijk, themelues i platformës spanjolle www.kosovo-informacion.com. Specialisti i komunikimit nga Hollanda jeton dhe punon në Kosovë për vite me radhë. Në vitin 2015 ai themeloj platformën e parë në gjuhën angleze për Kosovën, www.kosovo-info.com, dhe para tre vitesh uebfaqen holandeze www.kosovoblogs.nl.

Gjashtëdhjetë për qind të shteteve me folës të gjuhës spanjolle janë kundër njohjes së pavarësisë tanë. Kjo përfshinë edhe shtete të mëdha si Meksika, Argjentina, Kili dhe Venezuela. Nëna Terezë dhe Majlinda Kelmendi “Shumë njerëz në Amerikën Jugore janë Katolik. Por a e dinë ata që gruaja më e famshme Katolike në botë, Nënë Tereza, ka prindërit nga Kosova? Me siguri që jo.

Kjo është arsyeja që kemi shkruar për të në sektorin për religjionin në uebfaqe”, thotë Stefan van Dijk. “Këtë verë, Majlinda Kelmendi mund të jetë një ndër yjet e Lojrave Olimpike në Amerikën Jugore. Ne gjithashtu kemi shkruar për të, në mënyrë që njerëzit të hulumtojnë në google për të në gjuhën e tyre.”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat