AV-Comparatives shpall Kaspersky dhe Bitdefender dy produktet më të mira të sigurisë për 2015-tën

Teknologji

AV-Comparatives shpall Kaspersky dhe Bitdefender dy produktet më të mira të sigurisë për 2015-tën

Më: 2 shkurt 2016 Në ora: 01:06

Që prej 2006-tës firma e pavaruar e testimeve të produkteve të sigurisë, AV-Comparatives, çdo vit i dedikon një raport të detajuar vjetor produkteve të sigurisë. Kompania tani ka publikuar raportin e saj 10-të duke zbuluar edhe produktet më të mira në këtë fushë nga 21 të testuara.

Kaspersky Lab është fituesi i këtij viti duke bërë diferencë në disa testime si mbrojtja në kohë reale, zbulimi i viruseve dhe heqja e tyre. Që nga 2011 e gjer më sot ky titull është ndarë mes Kaspersky (2011, 2013, 2015) dhe Bitdefender (2012, 2014, 2015) ndërkaq arsyeja pse Bitdefender kaloi në vend e dytë janë rregullat e AV-Comparatives.

Kompania nuk duhet ti japë çmimin e parë të njëjtit antivirus i cili ka fituar edhe çmimin e vitit të kaluar dhe rasti i Bitdefender është konkret. Antiviruset e testuara nga Av-Comparatives janë: Avast, AVG, Avira, Baidu, Bitdefender, BullGuard, Emsisoft, eScan, ESET, Fortinet, F-Secure, Kasperksy Lab, Lavasoft, McAfee, Microsoft, Panda, Quick Heal, Sophos, Tencent, Threat Track Vipre, dhe Trend Micro.

Çmimet u ndanë si mëposhtë: Mbrojtja Reale: Bitdefender dhe Kaspersky, Zbulimi i Maluerëve: Kaspersky dhe Bitdefender, Më pak gabime në Zbulim: Microsoft, Performanca: Avast, Mbrojtja Proaktive: Bitdefender, Heqja e maluerëve: Kaspersky.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat