Mercedesi GLE e kalon testin në rrugët shqiptare (Video)

Teknologji

Mercedesi GLE e kalon testin në rrugët shqiptare (Video)

Më: 1 shkurt 2016 Në ora: 13:54

Portalet e specializuara për makinat i janë rikthyer edhe njëherë asaj videoje spektakolare të testimit të Mercedes GLE në rrugët e Shqipërisë.

Kjo për shkak se video është ripostuar nga Mercedes Benz në Holandë, duke theksuar se makina fuoristradë e kaloi testin.

Makina u testua në jug të Shqipërisë nga një ekspert gjerman, i quajtur Gunther Holzman.

I specializuar për rrugët e vështira, ai shpjegoi se të ngasësh makinën nëpër këtë pjesë të Shqipërisë është e vështirë.

Kërkohet disiplinë dhe respekt për terrenin.

Por mbi të gjitha, duhet një makinë e zonja për ta kryer këtë mision.

GLE udhëtoi për 10 orë, duke bërë 80 kilometra në Shqipëri.

Interesant është fakti se makina nuk kishte goma speciale për jashtë rruge ose mbrojtje të pjesës së poshtme të trupit të makinës.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat