Interneti mobil në Kosovë në ekspansion citon raporti më i fundit i ARKEP

Teknologji

Interneti mobil në Kosovë në ekspansion citon raporti më i fundit i ARKEP

Më: 21 nëntor 2015 Në ora: 07:57

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Kosovë (ARKEP) ka publikuar të dhënat statistikore më të fundit lidhur me tregun e telekomunikacionit në vend.

Të dhënat që vinë nga tre mujori i tretë i këtij viti që bie të jetë periudha Korrik – Shtator 2015 zbulojnë se sektorët që kanë shënuar rritje janë numri i linjave të internetit fiks dhe numri i përdorues të telefonisë dhe interntit mobil.

Në rënie ka rezultuar vetëm telefonia fikse një shërbim tashmë tradicional i cili në të shumtën e rasteve shërben si urë lidhëse për akses internetit për konsumatorët më shumë sesa shërbim më vehte. Më specifikisht kemi një rënie të numrit të përdoruesve të telefonit fiks me 5.4 %. Numri i përdoruesve të internetit fiks, mobil dhe telefonisë mobile është rritur me 5.39 %, 42.54 % dhe 7.98 % respektivisht.

Një ndër arsyet e rritjes së bujshme të përdoruesve të interntit mobil padyshim është implementimi i gjërë i shërbimeve 3G dhe 4G nga Vala dhe IPKO.

Të ardhurat e gjeneruar nga tregu i komunikimeve elektronike gjithashtu shënuan rritje duke tejkaluar shifrën e 45 milion Eurove. Përkundër investimet u tkurrën në 9.9 milion Euro krahasuar me tre mujorin e dytë të të 2015-tës.

Telefonia Mobile

Telefonia Mobile përgjatë 2015-tës pas rënieve të njëpasnjëshme më në fund është duke shënuar rritje premtuese. Aktualisht sipas të dhënave të tremujorit të fundit numri i përdoruesve llogaritet në 1,768,207, një rritje kjo me 0.25 % krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Sa i përket penetrimit të këtij shërbimi, tremujori i tretë i 2015-tës është maja e dytë më e lartë që ka arritur ndonjëherë në Kosovë me 97.4 %. Kjo do të thotë se ndër 100 banorë, 97 shfrytëzojnë telefoninë mobile.

Në raportin e ARKEP ndarja e tregut është bazuar në dy kritere: Sipas të ardhurave dhe numrit të përdoruesve.

Që nga 2010-ta deri në tremujorin e parë të 2015-tës operatori mobil më i madh në vend ka shënuar vetëm rënie. Sipas të ardhurave mësojmë se Vala zotëron 60.1 % të totalit ndjekur nga IPKO me 33.9 %, Z Mobile me 5.3 % dhe D3 me 0.8 %.

Për nga numri i përdoruesve Vala kryeson përsëri me 52.4 % ndjekur nga IPKO me 37.9 %, Z3 Mobile me 9.7 % dhe D3 me 0.01 %. Një tjetër indikator i rëndësishëm është edhe trafiku i gjeneruar i cili ka shënuar rënie krahasuar me tre mujorin e fundit nga 295.507 minuta në 294.513.

Telefonia Fikse

Ky shërbim po vuan në Kosovë siç ndodh rëndom edhe në Shqipëri ku norma e penetrimit është shumë larg mesatares së Bashkimit Europian. Aktualisht janë dy lojtarë kyç në këtë sektor e megjithatë dominimi i Telekom të Kosovës është i pa precendet.

Me një penetrim prej 3.25 % (58,992 linja), Telekomi i Kosovës qartësisht është lideri duke zotëruar 92.47 % të totalit të të ardhurave nga ky sektor.

IPKO vjen në vendin e dytë por shumë larg me vetëm 7.16 % dhe Kujtesa sapo ka filluar të shfaqet në diagramën e ARKEP me 0.10 %. Plot 71 % e linjave fikse shfrytëzohen nga përdorues individualë dhe 29 % u përkasin bizneseve.

Interneti

Në raporti ARKEP citon si mëposhtë: Numri i linjave të internetit me qasje brezgjerë fikse dhe mobile deri në TM3 2015 i raportuar nga operatorët është dhënë në figurën e mëposhtme (prej 910,197 përdoruesish), ku vërehet një rritje prej 220,308 përdoruesish apo 31.93% në krahasim me TM2 2015, respektivisht një rritje më të ndjeshme prej 482,906 përdorues apo shprehur ne përqindje 113 % në krahasim me periudhën TM3 2014.”

Faktori kyç që ka shënuar këtë rritje të bujshme është aksesi i internetit nga celulari. Numri i përdoruesve të shërbimit mobil të internetit ka arritur shifrën e 702.699 që do të thotë se më pak se 1/3 e totalit i përket linjave fikse të internetit. Sipas raportit të ARKEP mësojmë se krahasuar me tre mujorin paraardhës numri i përdoruesve është rritur me 42.5 %

Nga ana tjetër numri i përdoruese të internetit fiks ka shënuar rritje gjithashtu me mbi 10 mijë linja të reja. Në raport citohet edhe një detaj interesant nga ARKEP ku thotë se 387,507 konsumatorë aksesojnë internetin përmes GPRS dhe EDGE. Kjo është statistikë më vehte jo e përfshirë në numrin e përdoruesve të shërbimeve 3G.

Megjithatë aksesi në internet mobil duhet të ishte ofruar si një statistikë e përbashkët për të mos shkaktuar konfuzion.

Përgjatë 2015-tës penetrimi i internetit mobil është rritur nga 19.7 % në tremujorin e parë në 38.7 % në tremujorin e tretë. Sa i përket penetrimit të internetit fiks, norma ngelet shumë e ulët vetëm 11.43 %.

Ndarja e tregut, pjesa më e rëndësishme e raportit, shfaq lider të qartë në ofrimin e internetit operatorin IPKO i cili zotëron 49.1 % të përdoruesve. Në vendin e dytë operatori kabllor Kujtesa me 23.1 % ndjekur nga Telekomi i Kosovës me 16.1 %. Edhe Artmotion ka gjetur vend në diagramën e ARKEP duke zotëruar vetëm 1.5 % të totalit të përdoruesve.

Dhe për ta mbyllur duam të citojmë se raportin nuk përfshin informacione të tjera kyçe siç janë indikatorët e shpejtësive mesatare të internetit e as teknologjive të përdorura për të ofruar këtë akses në internet. Përgjithësisht i gjithë raporti për nga përmbajtja është fokusuar vetëm tek statistikat e numrit të përdoruesve. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat