Europa merr masa shtrënguese ndaj monedhave dixhitale dhe transfertave elektronike pas sulmeve të Parisit

Teknologji

Europa merr masa shtrënguese ndaj monedhave dixhitale dhe transfertave elektronike pas sulmeve të Parisit

Më: 20 nëntor 2015 Në ora: 17:24

Vendet anëtare të Bashkimit Europian po planifikojnë të marrin masa shtrënguese ndaj monedhave virtuale dhe pagesave online kryer përmes kartave të kreditit në përpjekje për të luftuar financimin e terrorizimit pas sulmeve famëkeqe të Parisit raportoi agjensia e lajmeve Reuters.

Ministrat e Drejtësisë së vendeve anëtare të unionit janë mbledhur ditën e sotme në Bruksel për të përcaktuar masat parandualuese. Sipas Reuters ministrat kanë kërkuar nga Komisioni Europian për të shtrënguar kontrollet ndaj metodave të pagesave elektronike.

Subjekt i vëzhgimeve do të jenë transfertat elektronike të parave dhe metaleve të çmuara si dhe konvertimit të monedhave dixhitale. BitCoin është monedhaa dixhitale më e popullarizuar e cila lehtësisht mund të përdoret për të transferuar para pa nevojën e një pale të tretë. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat