Nvidia sjell gjeneratën e dytë të tabletëve Shield së bashku me shërbimin Geforce Now

Teknologji

Nvidia sjell gjeneratën e dytë të tabletëve Shield së bashku me shërbimin Geforce Now

Më: 18 nëntor 2015 Në ora: 07:35

Nvidia ka vendosur të qëndrojë në tregun e tabletëve edhe pse gjatë këtij vit u përball me një situatë të pakëndshme. Kompania u detyrua të tërhiqte nga tregu disa tabletë Nvidia Shield, pronarët e të cilëve raportuan mbi nxehje të baterive.

Tani ka ardhur momenti për një suprizë nga gjigandi i kartave grafike. Propozimi i Nvidia është tableti Shield K1 me kosto prej 199 dollarësh dhe 16 GB memorje të brendshme.

Sipas Drejtorit të produkteve pranë Nvidia, tableti Shield K1 është këtu falë kërkesës së konsumatorëve për paraardhësin. Ndryshime mes dy tabletëve janë të pakta. Tableti Shield K1 ka një bateri të re ndërkaq opsioni për LTE mungon.

Nvidia premtoi përditësim në Android 6.0 nga fundi i vitit. Në aspektet e tjera dallimet mes Shield dhe Shield K1 janë inekzistente. Gjenerata e re ka po të njëjtin proçesor Nvidia Tegra K1 dhe ekranin me rezolucion Full HD 1920x1080p. Që të dy kamerat, frontale dhe e pasme, kanë sensor 5 megapiksel. Bateri ofron jetëgjatësi jo më shumë se 10 orë ndërsa pesha e tabletit përllogaritet në 390 gram.

Shield K1 ofron një portë micro-HDMI, një fole microSD dhe mbështetje për Wi-Fi 802.11a/b/g/n. Me këtë produkt, Nvidia po sjell edhe shërbimin cloud të lojërave GeForce Now. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat