Aplikacionet e komunikimit me teknologji enkriptimi mund të jenë “organizatorët” e sulmeve të Parisit

Teknologji

Aplikacionet e komunikimit me teknologji enkriptimi mund të jenë “organizatorët” e sulmeve të Parisit

Më: 18 nëntor 2015 Në ora: 07:34

Zyrtarët Amerikanë dhe ato francezë thanë se nuk zotërojnë një provë të qartë identifikimi të terroristëve të cilët masakruan 129 njerëz në Paris ditën e premte. Pse? Terroristët kanë përdorur teknologji të avancuar enkriptimi gjatë organizimit të komplotit e cila është shumë e vështirë për tu çkoduar.

Gjatë intervistave të marra nga zyrtarët e administratës Obama nga New York Times, mësuam se Shteti Islamik kishte përdorur disa teknologji enkriptimi të paktën vitin e fundit të cilat janë të pamundura të dekriptohen nga Agjensia Kombëtare e Sigurisë (NSA).

Një pjesë e madhe e këtyre teknologjive janë falas dhe lehtësisht të disponueshme përmes aplikacioneve si Signal, Wicker dhe Telegram të cilët enkriptojnë mesazhet e dërguara nga telefonët. Militantët e Shtetit Islamik kanë përdorur dy javë më parë aplikacionin Telegram për të pretenduar për rrëzimin e avionit Rus në gadishullin Sinaj ku u vranë 224 njerëz. Ky aplikacioni ishte përdorur edhe javën e shkuar për të pretenduar sulmet në Paris.

Kjo teknologji e enkriptimit po bëhet e disponueshme gjerësisht saqë ka filluar të krijojë çarjet e para mes zyrtarëve të inteligjencës amerikane dhe Luginës Silicon. Pak javë më parë një vendim i Presidentit Obama shoi shpresat e fundit për dekriptimin e këtyre teknologjive nga vetë kompanitë.

Apple, një pioner i sigurisë, e ka bërë teknologjinë e enkriptimit një standart për shërbimin e saj iMessage. Shefi ekzekutiv vazhdimisht ka mbrojtur tezën se çelësat e enkriptimit të mesazheve duhet të ruhen në paisjet e përdoruesve.

Sipas tij çdo nismë tjetër do të cënonte besueshmërinë e konsumatorëve në sigurinë e të dhënave që ofron kompania, diçka që për Apple është e shenjtë dhe parim. Ruajtja e çelësave të enkriptimit në paisjet e përdoruesve do të thotë garanci ndaj sulmeve kibernitike të agjensive qeveritare të cilat në pamundësi për të aksesuar informacion ligjërisht zgjedhin një rrugë brutale përmes hakimit të serverave të kompanisë.

Por shpejtësia e rritjes së teknologjive të enkriptimit ka alamuar autoritetet e shumë vendeve. Kryeministri Britanik, David Cameron, kishte kërcënuar vitin e shkuar me përjashtim të këtyre teknologjive e megjithatë ai u tërhoq rastësisht. Franca gjithashtu kërkon akses me ngulm dhe kështu do të vepronte edhe Kina e Rusia më pas. Por çfarë garancie kemi se teknologjia e cila do të përdorej kundër terroristëve nuk përdoret edhe ndaj qytetarëve apo kundërshtarëve politik?

Kjo do të jepte zjarr një debati të ri mes palëve të sigurisë dhe atyre të privatësisë. Kjo është padyshim lufta më e madhe e kohërave tona.

Përpjekjet e Shtëpisë së Bardhë për të shtënë duart në teknologjitë e enkriptimit të kompanive nuk kanë qenë të pakta ku vazhdimisht ka kërkuar për një zgjidhje imponuese ndaj kompanive për të ofruar akses qoftë edhe përmes një vendimi gjykate.

Nëse Facebook dhe Apple shesin teknologjitë e enkriptimit tek zyrtarët e amerikanë, nuk do të jetë e largët dita kur do të bëhen subjekt i sulmeve kriminale dhe agjensive qeveritare të huaja. Kjo madje do tu impononte eksponentëve kriminalë si ato të ISIS-it të adoptojnë teknologji enkriptimi të huaja.

Nëse SHBA-të shtënë në duar teknologjinë e enkriptimit të Facebook dhe Apple por për Telegramin me seli në Berlin si do ja bëjnë? Ata nuk do të kenë asnjë autoritet ligjor mbi të, aplikacion i cili përdoret gjerësisht nga terroristët e Shtetit Islamik. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat