ZTE Axon mini me ekran 5.2 inç

Teknologji

ZTE Axon mini me ekran 5.2 inç

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 08:33

ZTE ka zbuluar të gjithë detajet e telefonit inteligjent Axon mini të prezantuar në korrik. Telefoni ka ekran me prekje 5.2 inç Super AMOLED.

Pajisja fuqizohet nga procesori Snapdragon 616 me tetë bërthama dhe kartën grafike Adreno 405, së bashku me 3GB RAM, 32GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD dhe bateri me kapacitet 2800mAh.

Sa i përket kamerave, Axon mini përmban kamerë të pasme 13 megapikselë me vetë-fokusim dhe kamerë ballore 8 megapikselë. Ai ka ekran të ndjeshëm dhe kasa të prodhuar me material prej alumini dhe titani që përdoren për ndërtimin e avionëve Boeing 787.

Pajisja mbështet gjithashtu opsionet për sigurinë biometrike, duke përfshirë këtu sensorin për gjurmët e gishtave, kontrollin nëpërmjet zërit, skanimit të syve etj.

Telefoni do të vijë në ngjyrë ari, argjendi dhe ari ngjyrë rozë. Dy versionet e para kushtojnë 329 euro, ndërsa modeli me ar ngjyrë rozë kushton 349 euro. /albeu.com/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat