Edhe Acer me pajisje që bazohen në Windows 10

Teknologji

Edhe Acer me pajisje që bazohen në Windows 10

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 14:59

Microsoft ka qenë shumë aktual së fundmi me lansimin e pajisjeve të shumta të reja që bazohen në sistemin e saj më të ri operativ, Windows 10, dhe në mesin e pajisjeve të famshme janë Surface Pro 4 dhe Surface Book.

Por tani duket se nuk është vetëm Microsoft që do të ketë pajisje në këtë platformë, sepse edhe prodhues të tjerë janë duke prezantuar modelet e tyre në sistemin e saj operativ.

Më saktë, është Acer që e ka prezantuar modelin e ri të laptopit kovertibil - Aspire R 14 dhe Aspire Z3-700 all-in-one, pajisje që do të bazohen në sistemin operativ të Microsoft.

Acer Aspire R 14 është model që do të garojë me rivalin e Lenovo-së, linjën e laptopëve YOGA, i cili do të mbështesë asistentin digjital Cortana dhe gjeneratën e 6-të të Intel Core me 8 GB DDR3 RAM, ndër të tjera.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat