Apple nxjerr në shitje iPhone 6S dhe 6S Plus edhe në 40 tregje të reja

Teknologji

Apple nxjerr në shitje iPhone 6S dhe 6S Plus edhe në 40 tregje të reja

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 08:41

Pasi shiti më shumë se 3 milion modele iPhone 6S që javën e parë pas debutimit më 25 shtator, Apple ditën e djeshme njoftoi se dy telefonët e saj do të dalin në shitje edhe në 40 shtete të tjera.

iPhone 6S dh 6S Plus që nga dita e sotme janë të disponueshme në: Andorë, Austri, Belgjikë, Bosnia, Bullgari, Kroaci, Republika Çeke, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Greqi, Greonlandë, Hungari, Islandë, Irlandë, Itali, Letoni, Lihtenshtein, Lituani, Luksemburg, Maldive, Monako, Hollandë, Norvegji, Poloni, Portugali, Rumani, Rusi, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi, Zvicër dhe Tajvan.

Kjo është vala e dytë e debutimit në tregjet ndërkombëtare. Mësuam shumë fakte rreth iPhone 6S dhe 6S Plus si rezistenca ndaj ujit një karakteristikë të cilën Apple nuk e ka përmendur. Kjo gjeneratë gjithashtu theu rekordin e paraardhësit për numrin e njësive të shitura.

Ndërsa investitorët i trembeshin një rënie të shitjeve për faktin se iPhone 6S ishte një përmirësim i vogël krahasuar me paraardhësin, e vërtetë rezultoi ndryshe. Ky telefon vijon të preferohet dhe të blihet masivisht dhe për konsumatorët vijon të jetë një “iPhone”. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat