Ankohen përdoruesit e iPhone 6s (Foto)

Teknologji

Ankohen përdoruesit e iPhone 6s (Foto)

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 23:29

Vetëm dy javë pas daljes në shitje të modelit të ri të iPhone-it kanë nisur të shfaqet problemet. Disa përdorues të iPhone 6s janë ankuar në forumet e “Apple:-it se telefoni i tyre i ri fiket papritur edhe pse janë të karikuar.

Kur ndodh një gjë e tillë, telefoni merr pak kohë që të ndizet dhe të kthehet në normalitet. Përveç telefonave të rinj iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus, edhe telefonat e vjetër të “Apple”-it thuhet se kanë të njëjtin problem. Ky problem po ndodh për shkak të një virusi në softuer që ka prekur sistemin iOS 9.0.1, i cili u realizua javën e kaluar.

“Apple” realizoi përditësimin më të fundit, iOS 9.0.2, para dy ditësh. Ky version i ri sjell disa rregullime të problemeve, por problemi me fikjen e telefonit si duket nuk është zgjidhur akoma.

iPhone 6s dhe 6s Plus dolën në treg vetëm para dy jave dhe vetëm gjatë fundjavës së parë “Apple” arriti të shesë 13 milionë të tillë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat