Nokia 1100 nuk lëshon fronin, ja pse mbetet telefoni më i shitur

Teknologji

Nokia 1100 nuk lëshon fronin, ja pse mbetet telefoni më i shitur

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 23:25

Mund ta përdorni si elektrik, ka kasë të fortë dhe mban bateri. Të gjithë e dinë se kush është telefoni që i ka rezistuar të gjitha kohërave. Nokia 1100 rezulton telefoni më i shitur i të gjitha kohërave. Me siguri mendonit se do të kryesonte Apple që deri më tani ka shitur me miliona iPhone. Por në fakt nuk janë askund me Nokia 1100.

Sipas të dhënave të fundit, Nokia 1100 mbetet ende celulari më i shitur në botë deri më sot. Që nga vitit 2003 kur Nokia 1100 doli në treg janë shitur rreth 250 milion të tilla. Kjo është mbresëlënëse kur kujtojmë që ekzistojnë telefona më të mirë në ditët e sotme që mund të rrëzojnë Nokian nga froni.

Teksa shumë prej nesh mund të mos e kthejnë kokën pas tek Nokia 1100, ata janë jashtëzakonisht të populluar nëpër markete, kjo edhe nga fakti që kushtojnë rreth 100 dollarë. Qëndrueshmëria e tij e bën atë një pajisje shumë të populluar nëpër tregjet e zhvilluara.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat