Qualcomm kërkon rikthimin në pozitat e liderit me proçesorin Snapdragon 820

Teknologji

Qualcomm kërkon rikthimin në pozitat e liderit me proçesorin Snapdragon 820

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 14:56

Snapdragon 820 u zbulua në Kongresin Mobil Botëror dhe që atëherë Qualcomm vazhdimisht ka ofruar detaje në faza të ndryshme. Kemi të bëjmë me një strategji efektive për të tërhequr vëmendjen e industrisë së teknologjisë.

Paraardhësi, Snapdragon 810, ishte shumë larg pritshmërive dhe Snapdragon 820 nuk do të mbërrijë deri vitin e ardhshëm. Gjatë kësaj periudhe të gjatë pritjeje, Qualcomm na ka dhënë një ide të qartë të asaj që po vjen.

Lajmet më të fundit vinë nga modemi LTE i Snapdragon 820. Një nga pikat më të forta të Qualcomm krahasuar me konkurrentët ka qenë integrimi i teknologjive më të fundit radio në proçesorët Snapdragon.

Modemi LTE i Snapdragon 820 teorikisht është i aftë të ofrojë bandwidth 600 Mbps(Kategoria 12) në shkarkim dhe 150 Mbps(Kategoria 13) në ngarkim. Po ti krahasojmë me Snapdragon 808 dhe 810, këto dy të fundit kanë të integruar një çip LTE X10 me shpejtësi transmetimi jo më shumë se 450 Mbps në shkarkim dhe 50 Mbps në ngarkim. Ndërsa iPhone 6S dhe Galaxy S6 kanë akoma modemë të kategorisë 6 me shpejtësi transmetimi 300Mbps/50 Mbps.

Natyrisht që teknologjitë e rrjeteve asnjëherë nuk e ofrojnë shpejtësinë e reklamuar. Praktikisht gjasat që të vëreni një internet ne shpejtësi gjysëm gigabit në telefonin tuaj janë të pakta.

Nëse flasim për fuqinë e përpunimit të të dhënave, Snapdragon 820 është proçesori i parë i Qualcomm që përmban bërthama të përshtatura 64Bit të cilat i njohim si Kryo. Proçesori është ndërtuar mbi arkitekturën 14 nm e cila mund të jetë ndërtuar ose nga Samsung ose GlobalFoundries. Ka një frekuencë bazë prej 2.2 Ghz dhe Qualcomm pretendon që ky proçesor të ofrojë performancë 2 herë më të lartë sesa Snapdragon 810. Ky i fundit ka në përbërje tetë bërthama: katër ARM Cortex-A57 dhe katër ARM Cortex-A53.

Pa përfshirë proçesorët Intel Atom, vetëm dy proçesorët të tjerë mund të krahasohen me Snapdragon 820 dhe ato janë: Samsung Exynos 7420 dhe Apple A9.

Në lidhje me grafikat Adreno 530, Qualcomm nuk ka ofruar informacion përveç se ka thënë se janë 40 % më të shpejta se Adreno 430 që gjendet tek Snapdragon 810.

Përfitimi i vërtetë nga bërthamat e reja të Snapdragon 820 qëndron tek një teknologji e quajtur përpunimi heterogjen. E thënë ndryshe ky proçesor është aq i zgjuar sa të kuptojë se cilat bërthama janë të afta të kryejnë një detyrë me efikasitet dhe shpejtësi të lartë.

Ka disa kompani të tjera që po punojnë me këtë teknologji. MediaTek e quan CorePilot ndërsa AMD ka Arkitekturën e Sistemeve Heterogjene(HSA).

Nga sa folëm më lartë kuptuam një gjë: Qualcomm do të vazhdojë të ketë konkurrencë të fortë. Proçesori X20 i MediaTek me 10 bërthama do të shfaqet nga fundi i vitit. HiSilicon ka filluar implementimin e proçesërove 16 nm Kirin 930 me tetë bërthama. Së shpejti po vinë edhe Kirin 940 dhe 950. Madje ekzistojnë spekulime se edhe Samsung ka ndërtuar bërthama të përshtatura me pseudonimin Mongoose. Por si do të krahasohen me kombinimin e teknologjisë më të fundit wireless dhe sistemeve heterogjene që ofron platforma e Snapdragon 820?

Ndoshta për këtë Samsung ka në plan të rikthehet tek proçesorët Snapdragon me Galaxy S7. Koha do e tregojë nëse Snapdraon 820 është po aq i fuqishëm sa duket në letër. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat