Adblock Plus, aplikacioni i njohur i bllokimit të reklamave, mbërrin në iOS

Teknologji

Adblock Plus, aplikacioni i njohur i bllokimit të reklamave, mbërrin në iOS

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 18:39

Adblock Plus, shtocja më e njohur në botë për bllokimin e reklamave, tani është pjesë e iOS. Aplikacionin mund ta shkarkoni menjëherë në App Store.

Adblock Plus ka mbi 50 milion përdorues aktivë. Shpesh ngatërrohet me një tjetër rival Adblock ku ky i fundit ka 40 milion përdorues aktivë. Që të dy shtojcat janë të disponueshme në disa platforma.

Mos e ngatërroni aplikacionin Adblock Plus me shfletuesin Adblock megjithëse ka të njëjtën teknologji por të integruar. Shfletuesi në fjalë është ndërtuar nga Eyeo një kompani partnere e Adblock Plus.

Me mbërritjen e Adblock Plus në iOS, konsumatorët do të kenë përfitime të mëdha që nga ulja e konsumit të të dhënave mobile gjer tek mbrotja nga maluerët, ruajtja e privatësisë dhe ulja e konsumit të baterisë.

Në të vërtetë ky aplikacion nuk do të ishte këtu sot pa iOS 9. Versioni më i fundit i platformës sjell një funksion mjaft të rëndësishëm atë të bllokimit të përmbajtjeve. Pikërisht Adblock Plus përfiton nga avantazhet e këtij funksionaliteti.

Adblock Plus do të bllokojë reklamat e padëshiruara përmes shfletuesit Safari i cili është parësor në këtë platformë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat