Mbërriti versioni 9.0.2 për të zgjidhur problemet e Apple iOS 9

Teknologji

Mbërriti versioni 9.0.2 për të zgjidhur problemet e Apple iOS 9

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 18:37

Versioni më i fundit i sistemit operativ iOS 9 sapo ka mbërritur. Apple ka nxjerrë që prej ditës së Mërkurë versionin e sistemit operativ iOS 9.0.2, një përditësim ky i cili premton të zgjidhë disa probleme në iOS.

Përditësimi i softuerit përfshin, sipas disa njoftimeve nga Apple, zgjidhjen e problemeve për aktivizimin e shërbimit iMessage (iMesazhe), ndërprerjet e backup-it iCloud, çështjen lidhur me rrotullimin e ekranit, përmirësim të aplikacionit Podcast, si dhe problemin lidhur me aktivizimin dhe çaktivizimin e të dhënave për përdorimin e internetit në pajisje. Një ndër përmirësimet më të rëndësishme që vjen me përditësimin iOS 9.0.2 është zgjidhja e problemit të përdorimit të internetit në pajisje. Sistemi iOS 9 paraqiste probleme në lidhje me këtë shërbim për disa përdorues.

Nëse keni blerë një iPhone 6S ose 6S Plus dhe keni patur problem për aktivizimin e shërbimit iMessage, ky përditësim sjell zgjidhjen gjithashtu për këtë problem. Si gjithnjë këshillohet të vendosni celularin tuaj në karikim, ta lidhni atë me Wi-Fi dhe më pas të shkarkoni dhe të instaloni përditësimin më të fundit.

Përditësimi i ardhshëm i sistemit iOS 9 do të jetë sistemi iOS 9.1. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat