Bëni kujdes me Facebook! Mos i besoni këtij mesazhi....

Teknologji

Bëni kujdes me Facebook! Mos i besoni këtij mesazhi....

Më: 29 shtator 2015 Në ora: 15:28

(E plotësuar)- Bëni kujdes me këtë mesazh që po shpërndahet në Facebook është një mashtrim mos e postoni.

"Nëse e postoni këtë mesazh në faqen tuaj, do të ofrohet falas (postojeni mos e shpërndani), nëse nuk e postoni, nesër të gjitha postimet tuaj do të bëhen publike. Madje edhe mesazhet që keni fshirë apo fotot. Nuk ju kushton asgjë, thjesht kopjojeni këtë mesazh dhe postojeni tek llogaria juaj"

Shpesh na ka ndodhur të na vijnë si personal apo publik mesazhe elektronike ose tekst ku paralajmërohemi se nëse nuk e shpërndajmë një munër njerëzish të caktuar shërbimi do të mbyllet dhe kjo duket se tani është bërë modë.

Në vitin 2012, një mashtrim i tillë u përhap gjerësisht në rrjetin social Facebook dhe mesa duket tani po përsëritet sërish. Në mesazh shkruhet se, nëse nuk doni që të paguani 5.99 dollarë për të mbajtur private postimet tuaj në Facebook, duhet ta postoni këtë mesazh në llogarinë tuaj personale, që ta përfitoni falas.

Facebook ka reaguar menjëherë dhe i'u ka bërë të ditur përdoruesve se është thjesht mashtrim. Ja çfarë shkruan kompania: “Mos besoni gjithçka që lexoni në internet. Facebook është falas dhe gjithmonë do të jetë kështu. Mesazhi që duhet ta kopjoni dhe ta postoni është vetëm një mashtrim.

Ja mesazhi i plotë: Është zyrtare! Është publikuar edhe në media. Facebook kërkon 5.99 dollarë për të mbajtur private postimet tuaj. Nëse e postoni këtë mesazh në faqen tuaj, do të ofrohet falas (postojeni mos e shpërndani), nëse nuk e postoni, nesër të gjitha postimet tuaj do të bëhen publike. Madje edhe mesazhet që keni fshirë apo fotot. Nuk ju kushton asgjë, thjesht kopjojeni këtë mesazh dhe postojeni tek llogaria juaj…

“Facebook” me pagesë?!

Në rrjetin social “Facebook” po qarkullon një status ku thuhet se “Facebook” do të bëhet me pagesë. Sipas statusit, shuma që përdoruesit e këtij rrjeti social do të paguajnë është 5.99 dollarë, dh kështu llogaria e tyre mbetet private.

E gjitha kjo është një gënjeshtër, pasi edhe më përpara flitej që “Facebook” do të bëhet me pagesë, gjë që nuk ndodhi.

Drejtues të rrjetit social “Facebook” kanë reaguar pas statusit që po qarkullon duke thënë: “Mund të ketë ujë në Mars, por, kjo nuk do të thotë se çdo gjë që lexoni në internet është e vërtetë. ‘Facebook është falas dhe gjithmonë kështu do të jetë. Dhe për sa i përket atij shkrimit kopjoje dhe më pas postoje edhe ti, është thjesht një gënjeshtër”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat