Sa është çmimi i vërtetë i një iPhone 6S (Video)

Teknologji

Sa është çmimi i vërtetë i një iPhone 6S (Video)

Më: 29 shtator 2015 Në ora: 07:36

Apple këtë muaj ka lançuar modelin më të ri iPhone 6S, i cili duket se po korr sukses përsa i përket shitjeve. Çmimi i tij në treg është rreth 649 dollarë (579 euro).

Por sa i ka kushtuar kompanisë krijimi i një telefoni të tillë?

Përmes një video CNN, ka treguar se sa para i ka kushtuar Apple që të ndërtojë një iPhone 6S. Mësohet se iPhone 6S është ndërtuar për 245 dollarë (218 euro), duke i llogaritur çmimet e pjesëve të veçanta që duhen për ta ndërtuar një iPhone.

Ekrani ka kushtuar 42.5 dollarë (40.64 euro), bateria 3.50 dollarë (3.13 euro), kamera 19 dollarë (17 euro), procesori 58.50 dollarë (52 euro), altoparlanti 7.50 dollarë (6.70 euro), mbështjellësi 28 dollarë (25 euro), shpenzimet e tjera 86 dollarë (76 euro).

Marrë në total të gjithë shpenzimet që janë dashur për ndërtimin e një iPhoni janë rreth 245 dollarë (218 euro).

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat