Risitë që Google ka sjellë përgjatë këtyre 17 viteve

Teknologji

Risitë që Google ka sjellë përgjatë këtyre 17 viteve

Më: 28 shtator 2015 Në ora: 08:27

Ja cilat janë disa nga risitë më të rëndësishme që Google ka sjellë që nga krijimi i saj në vitin 1998 deri tani.

1997

Lançohet domain i parë i Google.

2001

Lançohet veçoria Google Images.

2002

Zbulohet shërbimi Google News.

2004

Lançohet shërbimi për mesazh elektronike, Google Mail, në Ditën e Gënjeshtrave, më 1 prill.

2005

Krijohet shërbimi për harta Google Maps. Ai është lançuar para 10 vjetësh, dhe që atëherë është zhvilluar shumë. Ndërsa shërbimi Google Earth u lançua nga fundi i vitit 2005.

2008

Zbulohet shfletuesi Google Chrome.

2010

Google prezantoi telefonin e saj të parë inteligjent Android – Nexus One.

2012

Shpiket Google Drive.

2013

Zbulohet Projekt Loon– Projekti i Google-it për të përhapur internetin në zonat rurale nëpërmjet balonave

2015

Lançohet Google Photos, shërbimi për ruajtjen dhe shpërndarjen e fotove.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat