WhatsApp bën mbi 900 milionë përdorues aktivë

Teknologji

WhatsApp bën mbi 900 milionë përdorues aktivë

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 16:23

Sipas themeluesit të aplikacionit të famshëm WhatsApp, Jan Koum, WhatsApp tani ka mbi 900 milionë përdorues aktivë.

Shifra ishte postuar në faqen e Koum në Facebook. Siç e dini, Facebook e ka blerë blerë WhatsApp për më shumë se 21 miliardë dollarë, dhe ky ishte çmimi marramendës që pagoi Facebook në kohën e marrëveshjes e cila u mbyll tetorin e kaluar.
Por ishte vetëm muaji prill, kur WhatsApp goditi shifrën prej 800milionë përdoruesve aktivë mujor.

Kjo shifër është dyfishuar nga 400 milionë përdorues mujor sa kishte aplikacioni i mesazheve në kohën kur marrëveshja me Facebook ishte mbyllur.

Më parë këtë vit, Facebook dhe WhatsApp u bënë aplikacionet e vetme që nuk ishin të Google që ishin instaluar mbi 1 miliard herë në Android.

Gmail, Google Maps dhe YouTube ishin aplikacionet e tjera që kishin atë pikë referimi, por ato tri shërbime janë në pronësi nga Google.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat