IFA 2015: Çfarë të presim nga gjigandët e teknologjisë?

Teknologji

IFA 2015: Çfarë të presim nga gjigandët e teknologjisë?

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 09:00

Të gjithë jemi në pritje të gjeneratës së re të Apple iPhone të cilët do të prezantohen gjatë evenimentit që kompania ka vendosur të mbajë në datën 9 Shtator. Por kjo nuk e heq aspak vëmendjen nga IFA 2015, një nga shfaqjet më të rëndësishme të teknologjisë në rang botëror. Kompanitë teknologjike më prestigjoze zgjedhin këtë event për të prezantuar produktet e tyre më të reja duke filluar që nga smartfonët, orët inteligjente, tabletët e deri tek televizorët e fjalës së fundit të teknologjisë.

Eventi IFA 2015 është mbajtur për herë të parë që në vitin 1924 dhe mban një histori suksesi mbi supe. Këtë vit IFA do të mbahet në datat 4-9 Shtator në sallën gjigande Messe në Berlin. Ditën e parë do të prezantojë produktet e tyre kompanitë si Intel, Acer, Asus, Sony, Lenovo dhe Huawei ndërsa ditën e dytë në skenë do të ngjitet Samsung, LG dhe disa kompani të tjera pajisjesh elektroshtëpiake. Më poshtë po ju tregojmë më shumë rreth produkteve që kompanitë e mëdha teknologjike do të sjellin në këtë event.

Samsung

Ka disa javë që Samsung prezantoi dy smartfonët e tij të rinj, Galaxy S6+ dhe Galaxy Note 5, ndaj nuk presim ndonjë debutim smartfoni gjatë prezantimit të Samsung në IFA. Një produkt tepër interesant që do të lançohet do të jetë ora inteligjente Samsung Gear S2 ose ndryshe e njohur me emërtimin e koduar Orbis. Ditën e djeshme qarkulluan online imazhe të reja të kësaj ore ku duket qartë forma e saj rrethore dhe sistemi operativ Tizen. Gjithashtu ende s’është konfirmuar nëse Samsung do të prezantojë ndonjë model të ri televizori për të konkuruar drejtpërdrejt televizorët e LG.Huawei_Watch_review_3

Sony

Së fundi, në mediat online kanë qarkulluar raporte të cilat tregojnë se Sony do të sjellë tri modele të reja të linjës Xperia; Xperia Z5, Xperia Z5 Compact dhe Xperia Z5 Premium. Është folur dhe për lançimin e një tableti si pjesë e linjës Xperia Z5 e cila do të zëvëndësojë Xperia Z3 Tablet Compact. Përveç këtyre produkteve që tashmë janë bërë të njohur për produktin, Sony pritet të debutojë dhe më një rrip inteligjent Smartband 2 dhe një linjë të re televizorësh.

LG

Deri më tani kemi mësuar se LG G4 ka një nga kamerat më të mira që ekziston në treg por pjesa tjetër lë goxha për të dëshiruar, megjithatë jo aq shumë sa modeli G4c. Ajo çfarë presim nga LG në IFA është ende një mister. Kryefjala e konferencës të LG do të jenë televizorët. Kompania ka konfirmuar ardhjen e 4 modeleve të reja me përmasa 55 dhe 65 inç dhe rezolucion 4K HDR OLED.

lg_oled_tv_lineup_ifa

Motorola

Motorola solli në treg telefonët Moto X Play dhe Moto X Style por me sa duket kjo kompani ka rezervuar të tjera surpriza për ne. Para pak ditësh Lenovo lajmëroi shkrirjen e departamentit të smartfonëve me Motorola. Një email nga Lenovo tregon se korporata do të lançojë 10 produkte të reja të kategorive të ndryshme. Do të ishte një surprizë e vërtetë që të shikonim ndonjë smartfon të ri nga Motorola por një orë inteligjente ka shumë mundësi, ndoshta gjeneratën e dytë të Moto 360 të shoqëruar nga një model sportiv.

Moto_G_2015_0005HTC

Ashtu si Sony dhe HTC mund të themi se nuk pati një vit të mirë financiarisht, për më tepër kjo kompani nuk ka pasur ndonjë prezencë të madhe gjatë eventeve botërore të teknologjisë. Megjithatë kjo nuk do të thotë që HTC nuk do të marrë pjesë, pse jo dhe të sjellë një produkt të ri. Raportet online sugjerojnë se HTC do të lançojë një smartfon të ri i cili do të zëvëndësojë HTC One M9, i emërtuar si HTC O2. Ndërkohë javën që vjen pritet të prezantohet dhe smartfoni HTC A9 (aka areo).

htc_a9_areo

Huawei

Firma kineze është në vazhdim të përpjekjeve për tu bërë pjesë e tregut europian dhe pak nga pak duket se po ja del. Në IFA 2015 pritet të Huawei të debutojë me orën inteligjente, të cilën fillimisht e prezantoi në eventin MWC më herët gjatë këtij viti. Flitet gjithashtu se kjo kompani është duke punuar për lançimin e një linje të re smartfonësh dhe tabletësh në bashkëpunim me Google. Tableti mendohet të jetë një Nexus 6. Për më shumë na ndiqni me lajmet më të fundit nga IFA. (PC World Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat