Surprizon Windows 10-ta. Është sistemi operativ me rritjen më të shpejtë shënuar ndonjëherë

Teknologji

Surprizon Windows 10-ta. Është sistemi operativ me rritjen më të shpejtë shënuar ndonjëherë

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 23:52

Në vetëm katër javë, Windows 10 është instaluar në 75 milion kompjutera. Objektivi i Microsoft është instalimi i Windows 10-tës në 1 miliard paisje brenda një afati kohor prej 3 vitesh. Me 1 miliard paisje kuptojmë jo vetëm kompjuterat por edhe smartfonët dhe konsolat.

Në muajin Korrik Windows 10-ta kishte 0.39 % të tregut çka do të thotë se brenda muaji Gusht sistemi operativ në fjalë u rrit me 4.82 %. Kjo është rritja më e shpejtë e parë ndonjëherë nga një sistem operativ.

Paraardhësit e Windows 10-tës nuk po bëjnë aspak mirë në këtë aspekt. Windows 8 ra me 0.21 % në 2.56 % ndërsa Windows 8.1 ra më 1.71 % në 11.39 %. Në fakt kjo dyshe asnjëherë nuk arriti të kalonte kufirin e 20 %.

Windows 7-ta, përpara debutimit të Windows 10-tës, arrit në 60 % të tregut ndërsa muaji Gusht shënoi edhe rënien më të bujshme me 3.08 % në 57.67 % që nga debutimi i tij.

Pavarisht rritjes së shpejtë të Windows 10-tës, besojmë se Windows 7-ta do të vijojë për të paktën edhe një vit të mbajë kurorën e mbretit në tregun e sistemeve operative.

Windows Vista gjithashtu pati rënie me 0.02 % në 1.82 %. Suprizues është rritja e Windows XP-së me 0.40 % në 12.14 %. Kalimi falas në Windows 10 nuk është diçka nga e cila mund të përfitojnë përdoruesit e Vitsa dhe XP prandaj nuk vini re ndonjë rënie të madhe. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat