Lajmet kryesore Windows Mobile të javës: Windows 10 Mobile 8GB minimumi ndërsa programi Insider përfundon në Tetor

Teknologji

Lajmet kryesore Windows Mobile të javës: Windows 10 Mobile 8GB minimumi ndërsa programi Insider përfundon në Tetor

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 08:03

Këtë javë mësuam se telefonët Windows me më pak se 8 GB memorje të brendshme nuk do të përditësohen në Windows 10 Mobile.

Windows 10 Mobile i duhen të paktën 8 GB memorje të brendshme.

Një uebfaqe gjermane e cila publikon artikuj të shumtë në lidhje me sistemin operativ të Microsoft, Windows 10, njoftoi se platformës mobile i duhen të paktën 8 GB memorje të brendshme. Pikërisht ky kusht qëndron në një linjë më atë çfarë Microsoft zyrtarisht e ka konfirmuar. Lista e telefonëve të radhitur në uebfaqen e Windows 10 Mobile përmbush këtë kriter.

Përdoruesit e telefonëve Windows Phone po kalojnë në Windows 10 Mobile.

Statistikat më të fundit që vinë nga platforma mobile Windows Phone e Microsoft tregojnë se afro 3.3 % e përdoruesve kanë kaluar në versionet paraprake të Windows 10 Mobile. Kjo nuk është një përqindje e lartë por është suprizuese duke pasur parasysh faktin se ky sistem operativ akoma nuk është zyrtarizuar.

Kjo tregon sesa në padurueshmëm janë përdoruesit e Windows Phone për të përfituar versionin më të fundit të sistemit operativ mobile të Microsoft.

Programi Insider Preview për platformën mobile mbyllet më 1 Tetor.

Siç mund të kuptoni nga titulli kjo do të thotë se në tetor mund të kemi debutimin e një versioni zyrtar të Windows 10 Mobile. Përmes saj, zhvilluesit dhe entuziastët e teknologjisë kanë mundësi të testojnë versionet paraprake (Beta) të sistemit operativ mobil.

Dy telefonë të rinj Archos ofrojnë mundësi zgjedhje mes Windows 10 Mobile dhe Android
Kompania franceze Archos ka zbuluar dy telefonë pothuaj identikë ku e vemja gjë që i dallon është sistemi operativ. Blerësit mund të zgjedhin ose versionin Windows 10 Mobile ose atë Android. Telefonët kushtojnë 120 Euro.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat