YouTube brenda vitit ndryshon krejtësisht

Teknologji

YouTube brenda vitit ndryshon krejtësisht

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 23:58

Shërbimi muzikor YouTube do të ndryshojë krejtësisht deri në fund të këtij viti.

Sipas burimeve të ndryshme, sajti më i madh për shpërndarjen e videove po përgatitet të lançojë dy shërbime të veçanta deri në vitin 2015 - Music Key, i cili ka qenë në versionin beta deri në nëntorin e kaluar, dhe një shërbim tjetër, emri i të cilit nuk është bërë i ditur akoma, transmeton Korkodili.com.

Kështu, në YouTube do të ketë tani një përzierje të videove falas, videove që mbështesin reklamat dhe ato premium, për të cilat duhet të paguajmë për t’i parë.

Kompania do t’iu ofrojë mënyra të reja krijuesve që të fitojnë para nga videot e tyre. Shërbimi Music Key i YouTube-it do të jetë me pagesë, ku përdoruesit do të kenë mundësi të dëgjojnë video muzikore në YouTube pa pasur asnjë reklamë në sfond, si dhe do të kenë mundësi të dëgjojnë muzikë edhe nëse nuk ka internet, duke paguar një tarifë mujore.

Google shpreson të tërheqë vëmendjen e përdoruesve duke e ofruar këtë shërbim falas për gjashtë muaj, dhe pastaj përdoruesit duhet të paguajnë 7.99 dollarë në muaj për të përfituar këtë shërbim.

Abonentët e shërbimit Google Play Music do të kenë qasje edhe tek shërbimi me pagesë YouTube Music Key.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat