Instagram ndryshon formatin e fotove

Teknologji

Instagram ndryshon formatin e fotove

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 20:19

Instagram ka përditësuar aplikacionin e saj të imazheve me një veçori të rëndësishme, që do të pëlqehet nga të gjithë përdoruesit.

Sipas portalit Krokodili, më parë, përdoruesit mund të postonin foto vetëm në formatin tradicional kuadrat, që do të thotë se, nëse do të postonin foto nga Kulla Eifel në Paris, ata detyroheshin të prisnin foton që të ngarkohej në aplikacion, duke bërë që ose mos të dukeshin ato, ose mos të dukej monumenti.

Ky problem nuk do të ekzistojë më, pasi Instagram po përditëson aplikacionet e saj në pajisjet Android dhe iOS për të mundësuar ngarkimin e fotove dhe pamjeve të të gjitha madhësive.

Kur të hyni tek galeria e fotove brenda aplikacionit të përditësuar, ju do të shihni tani një buton të formatit sipër ikonës së kamerës. Tek ky buton mund të zgjidhni opsionet e imazheve në formatin kuadrat ose në madhësi të plotë. Ju mund të zmadhoni gjithashtu foton dhe ta prisni sipas dëshirës.

Instagram ka unifikuar gjithashtu filtrat për foto dhe videot, kështu çdo filtër mund të përdoret tek imazhet pavarësisht formatit të tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat