Ta kthesh ajrin në ujë të pijshëm, shpikja që vjen nga Zvicra

Teknologji

Ta kthesh ajrin në ujë të pijshëm, shpikja që vjen nga Zvicra

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 18:44

Të prodhosh ujë të pijshëm nga ajri. Kjo shpikje që mund të përmirësojë jetën e mijëra njerëzve në botë quhet “Awa Modula” dhe vjen nga Zvicra.

Falë teknologjisë, ky sistem mund të prodhojë ujë nga ajri në çdo zonë të planetit, pa pasur nevojë për burime të tjera uji. Uji mund të prodhohet i pasuruar me kripëra minerale për t’u konsumuar, i distiluar për përdorim spitalor apo edhe për vaditje.

Sistemi bën të mundur kthimin e ajrit në ujë falë makinerive që mund të prodhojnë nga 2500-1000 litër ujë në ditë.

“Kjo teknologji është frut i më shumë se katër vjet kërkime dhe nuk ka impakt negativ në ambient. Ai nuk lëshon mbetje në ekosistem dhe ofron një burim të pashtershëm uji të pijshëm”, thotë Anna Magrini, profesoreshë në Universitetin e Pavias.

Sistemi është prezantuar në disa zona të Amerikës Latine, Karaibe, Afrikën Veriore, Liban dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat