Të dhurosh bamirësi në “Facebook”

Teknologji

Të dhurosh bamirësi në “Facebook”

Më: 26 gusht 2015 Në ora: 23:29

Rrejti social “Facebook” vjen me një komandë të re “Dhuro tani”, që do të thotë të dhurosh bamirësi në “Facebook”. “Dhuro tani” është për të gjitha organizatat jofitimprurëse, dhe do të jetë po aq e thjeshtë sa të klikosh komandën “Më pëlqen”.

Lajmi bëhet i ditur nëpërmjet një postimi nga vetë “Facebook”. Organizatat jofitimprurëse mund të përdorin faqet e tyre, ose link-et për të sponsorizuar, për të inkurajuar përdoruesit dhe për t’i mbështetur ekonomikisht nëpërmjet një donacioni.

Ky opsion ka dalë për herë të parë në vitin 2013, por në një fushë të kufizuar dhe pak organizata me të cilat “Facebook” kishte marrëveshje, si Kryqi i Kuq.

Ndërsa tashmë rrjeti social i Mark Zuckerberg ka zgjeruar mundësinë për të bërë një fushatë që mbledh fonde, për të gjitha organizatat jofitimprurëse që kanë një faqe, apo paguajnë një link promocional në këtë platformë.

Në një njoftim të rrjetit social “Facebook” thuhet: “Njerëzit përdorin çdo ditë Facebook si mjet për të shpërndarë dhe për të parë çështje të vërteta që janë të ndjeshme dhe për të motivuar të tjerët. Për këtë arsye kemi shtuar opsionin “Donate Now” (Dhuro tani) në Faqe dhe në Link ads, për të bërë këtë lidhje më të drejt për drejtë”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat