Zbulohen më shumë detaje mbi tabletin 18.4 inç të Samsung

Teknologji

Zbulohen më shumë detaje mbi tabletin 18.4 inç të Samsung

Më: 24 gusht 2015 Në ora: 15:22

Pak javë më parë mësuam se Samsung po punon në një tablet me ekran gjigand prej 18.4 inç. Atëherë e vetmja gjë që dinim ishte ekzistenca e tij. Tashmë informacione kyçe janë zbuluar.

Ky tablet ka një numër modeli SM-T670. Do të ketë një ekran TFT LCD me rezolucion 1080p që i bie të ketë një densitet pikselash prej 119 për çdo inç. Tableti do të ketë një proçesor Exynous 7580 tetë bërthamësh 1.6 Ghz, 2GB RAM, 32 GB memorje të brendshme, 8 megapiksel kamër të pasme, 2.1 megapiksel kamër frontale dhe bateri 5700 mAh.

Me siguri Android Lollipop 5.1 do të jetë në bord ndërsa përmasat thuhet të jenë 451.8 x 275.8 x 11.9 mm. Nuk dihet sa do të kushtojë. Kohët e fundit po përflitet edhe për një tablet 12 inç me Windows 10. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat